Haradinaj i kujton pozitës se moti po nxehet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet për Publike, ka thënë se ka ardhur koha që të qartësohet nëse vendimi për pronësinë kombinatit "Trepça" do të jetë në përputje me kërkesat e popullit.

Lajme

13/02/2015 12:46

Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovë, ka thënë se një vendim i cili nuk është në përputhje me kërkesat e popullit, do të krijojë mundësi për protesta të reja.

“Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehurazi. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është Trepça, popull i Kosovës është në presion dhe është i varfër, e po duhet me ik për bukë, e që ne e përfaqësojmë. Duhet me zgjedh me kë dëshirojmë me qenë në këtë kohë. Është e pamundur me lujt fshehtas. Një Trepçë është, një Kosovë është”.

“E kemi një mundësi serioze me e marrë anën e popullit. Vera po vjen e koha po nxehet. Ne duhet me qenë me popullin. Në rast se nuk e bëni këtë, nuk do të keni mundësi me lujt më shumë fshehtas”, ka thënë Haradinaj.