Haradinaj i del në krah Vjosa Osmanit për dëbimin e dy rusëve nga Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dalë në krah presidentes Osmani për dëbimin e dy rusëve nga Kosova dhe shpalljen e tyre “non-grata”.

Lajme

22/10/2021 17:08

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk është i dëshiruar në Kosovë askush që cënon sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net.

“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.

Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.

Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona.  /Lajmi.net./