Haradinaj: Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë.

Lajme

21/10/2019 20:57

Ai ka theksuar se Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme në shumë fusha që kanë ndikuar në shtetbërjen dhe zhvillimin e Kosovës.

“Në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë, uroj popullin hungarez për këtë datë të veçantë për ta, duke shprehur falënderimet më të sinqerta ndaj tyre për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë. Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme në shumë fusha që kanë ndikuar në shtetbërjen dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/