Haradinaj: Gjuha e Albin Kurtit është gjuha e mashtrimit e para zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në “Facebook” ka thënë se Kryeministri Kurti para zgjedhjeve është duke përdorur gjuhën e mashtrimit. “Gjuha e sotme e Albin Kurtit, është ajo gjuha e tij e mashtrimit e para zgjedhjeve të fundit. Edhe atëherë i mashtronte qytetarët se sa do të lirohet…

Lajme

02/04/2024 22:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në “Facebook” ka thënë se Kryeministri Kurti para zgjedhjeve është duke përdorur gjuhën e mashtrimit.

“Gjuha e sotme e Albin Kurtit, është ajo gjuha e tij e mashtrimit e para zgjedhjeve të fundit. Edhe atëherë i mashtronte qytetarët se sa do të lirohet vaji, sheqeri, buka, rryma e se si do të bënte çudi për mirëqenien e popullit, por nën qeverisjen e tij, Kosova u bë një vend i varfër e me njerëz që largohen përditë prej tij.”-ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka kritikuar Kurtin për pagat e ulëta dhe çmimin e lartë të energjisë, përballjen me inflacionin dhe ndihmat sociale duke e theksuar si suksesi më i madh i Qeverisë.

“Edhe sot mashtron se si qeveria e tij e paska pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në Ballkan, gjë që është mashtrim ordiner. I përmend ndihmat sociale prej 100 eurove si sukses të madh, e nuk i përmend pagat më të ulëta në Ballkan. E përmend subvencionimin e rrymës, e nuk thotë se rritja e çmimit të energjisë është shumëfishuar nën qeverisjen e tij. E përmend përballjen me inflacionin, por nuk thotë se çmimet e artikujve elementar të jetesës janë bërë të papërballueshëm edhe për familjet me nga 2 e 3 të punësuar.”- ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/