Haradinaj: Gjermania nuk bëri pazar, burrërisht më tha ‘Po’ për viza

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flas negativisht për të. Tha se atje nuk iu kërkua ta heq taksën në këmbim të vizave.

Lajme

22/05/2019 21:13

Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikuar për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.

“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin për . Më zgjedhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në Pressing.

Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heq taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë Pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Kryeministri.

Derisa Presidenti Hashim Thaci e minimizon rëndësinë e Samitit të Berlinit, duke thënë se aty e pa një Evropë të dobët, Haradinaj thotë krejt diçka tjerër.

Kryeministri thotë se takimi i Berlinit ishte fort i rëndësishëm dhe duhet të kenë kujdes me gjuhen që përdorin për këtë takim.