Haradinaj: Gjenerali John Boyd me shërbimin e tij u shndërrua në inspirim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse për gjeneralin, John C. Boyd.

Lajme

13/06/2019 18:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart shërbimin e gjeneralit Joihn C. Boyd në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se në pritjen lamtumirëse që iu bë gjeneral Boyd, nderuan edhe shërbimin e tij për Kosovën.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Gjeneral John C. Boyd është njeriu i Kosovës dhe Kosova tashmë është shtëpia e tij e dytë.

Sonte, në pritjen lamtumirëse për gjeneralin Boyd organizuar nga komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, nderuam shërbimin e tij unik për paqe e siguri për vendin tonë duke u shndërruar në një inspirim të madh.

Faleminderit Gjeneral!. /Lajmi.net/