Haradinaj flet për hapat e finalizimit të korrigjimit kufitar në drejtim të Kullës dhe Çakorrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thënë se rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë dakordim ndërmjet dy qeverive.

Lajme

12/07/2019 10:32

Ai ka pritur sot në takim, ish Rektorin e UP-së, Mujë Rugova, më të cilin ka biseduar për ecurinë e procesit dhe hapat që duhet të ndërrmirrën për finalizimin e korrigjimit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar në facebook, Haradinaj. /Lajmi.net/