Haradinaj falënderon të gjithë ata që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë.

Lajme

18/02/2019 13:17

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe miqtë e Kosovës që festuan 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Haradinaj është shprehur mirënjohës të gjithë qytetarëve që dje festuan me krenari e dinjitet.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë.

Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës.

Poashtu, falemnderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve.

Falemnderit Kosovë!. /Lajmi.net/