Haradinaj: Falë sakrificës së Jasharëve, Kosova sot e ka ushtrinë e aleatët

Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe familjes Jashari.

Lajme

06/03/2019 16:02

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në  një fjalë rasti ka thënë se familja Jashari u shua për të ngjallur një komb të tërë, shkruan lajmi.net.

Siç tha Haradinaj, Jasharët dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çka kemi ne sot.

“Ne përkujtojmë me respekt sakrificën sublime. Ne themi urime për një ngjarje, sepse në mars u shua një familje për tu ngjallur një komb.  Sakfirica e Jasharajve solli kthesën historike. Jasharët dhanë gjithçka çka ishte e tyre për gjithcka çka kemi ne sot. Ai zgjohej kur të tjerët binin”, tha ai.

Haradinaj tutje tha se liderët shtetëror ia kanë borgj Adem Jasharit të bashkohen.

Sipas tij, falë sakrificës së Jasharajve, Kosova i ka aleatët e Ushtrinë.

“Të gjithë ne liderët institucional siç jemi bashkë në kujtesë të epopesë së Jasharajve duhet të bashkohemi për të drejtën tonë sepse ia kemi borgj. Falë sakrificës Kosova ka aleatët, SHBA-në, mirëpo e ka edhe rreshtin e vet, Ushtrinë”, tha ai.

Kujtojmë se më 5, 6 dhe 7 mars mbahet e Epopeja e UÇK-së. /Lajmi.net/