Haradinaj e takon Bashën “rastësisht” në Gjakovë (Foto)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Gjakovë, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.

Lajme

05/06/2015 20:46

Njoftimin për këtë takim të “rastësishëm” e ka bërë vetë Haradinaj parmes një postimi në rrjetin social në facebook. Sipas postimit të tij, dy politikanët opozitar njëri në Kosovë e tjetri në Shqipëri edhe pse janë takuar rastësisht kanë diskutuar për situatën e dy vendeve, transmeton lajmi.net

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

“Pata sot, në Gjakovë, një takim krejtësisht spontan dhe shumë miqësor me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Diskutuam për situatën në të dy vendet tona e, gjithsesi, që temë ishte edhe fushata zgjedhore në Shqipër, ku shfrytëzova rastin të ftoj për një fushatë të qetë dhe demokratike. Temë kryesore e këtij takimi shumë të afërt e miqësor ishte vazhdimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy partive tona”, ka shkruar Haradinaj në facebook.