Haradinaj e prezanton aderim më të ri në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar inxhinierin nga Gjilani, Mumin Morina si aderimin më të ri në parti. Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë…

Lajme

26/09/2024 18:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar inxhinierin nga Gjilani, Mumin Morina si aderimin më të ri në parti.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Z. Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar”, ka thënë Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar.

Arsimimi dhe përvoja e tij, e bëjnë atë një aset të çmuar për partinë tonë dhe për vendin. Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike. Shto kësaj edhe standardet e tij të larta etike në vendimmarrje dhe njohuritë e thella mbi përputhshmërinë ligjore dhe ambientale.

Me anëtarësimin e z. Morina në AAK, ne forcojmë edhe më shumë kapacitetet tona për të adresuar sfidat infrastrukturore të Kosovës. Kjo, nisur nga gatishmëria që vet ai e shprehu në takimin tonë sot.

Në emër të AAK-së, i uroj mirëseardhjen z. Mumin Morina dhe pres me padurim kontributin e tij të çmuar në partinë tonë dhe në zhvillimin e Kosovës.