Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në si pjesë e Qeverisë Haradinaj 3. Në Rubikon të Klan Kosova, ndonëse pati kritika për qeverisjen e Albin Kurtit, sidomos për qasjen ndaj aleatëve, deklaroi se do të pranonte nëse Kurti…

Lajme

16/12/2025 22:47

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në si pjesë e Qeverisë Haradinaj 3.

Në Rubikon të Klan Kosova, ndonëse pati kritika për qeverisjen e Albin Kurtit, sidomos për qasjen ndaj aleatëve, deklaroi se do të pranonte nëse Kurti dhe VV do të bashkoheshin në një Qeveri që udhëhiqej nga vetë ai.

“Unë punoj për qeverinë e opozitës, jam mandatar, dhe nëse do ta kem nderin që ta marr besimin, pasi një pjesë të besimit e kërkoj nga qytetarët, e një pjesë nga deputetët e zgjedhur, në këtë rast nga opozita, por nuk e pengoj nëse nuk bëhem kryetar qeverie, pra nuk e pengoj krijimin e qeverisë nga opozita. Nëse unë e marr mandatin për të krijuar qeverinë, dhe nëse Zoti Kurti, ose VV-ja, duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj, i mirëpres”, theksoi kreu i AAK-së.

Ai shtoi se nuk është mirë të mbyllen dyert për askënd për krijimin e institucioneve.

Ndër të tjera, ai tha se nuk e voton një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.