Haradinaj: Drejt Evropianit të pamposhtur

Ndeshja Kosovë-Bullgari, ka përfunduar me barazim.

Lajme

25/03/2019 22:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e përcolli nga afër ndeshjen Kosovë-Bullgari, kualifikuese për në Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje u mbyll me barazim dhe ky barazim Kosovës ia siguroi një pikë drejt rrugës së saj për në Evropian.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, kryeministri Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte një lojë brilante e lojtarëve të kombëtares së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Lojë briliante e djemve tanë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Drejt Europianit të pamposhtur??. /Lajmi.net/