Haradinaj dorëzon sot dorëheqjen tek presidenti Thaçi

Ramush Haradinaj sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

22/07/2019 07:34

Sot pritet që Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj njoftoi dorëheqjen të premten që kaloi, gjatë mbledhje së qeverisë, ndërsa më pas për për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja e tij erdhi pas ftesës nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale. /Lajmi.net/