Haradinaj do vota me çdo kusht, anëtarëson në parti frizer e këngëtare të tallavasë

Partisë së Ramush Haradinajt i janë bashkuar sot një numër i ri anëtarësh.

Lajme

23/08/2019 19:17

Në mbledhjen e mbajtur sot, është bërë e ditur se në AAK janë anëtarësuar disa këngëtarë, shkruan lajmi.net.

Madje edhe frizer i njohur Kaci Lleshi, është anëtarësuar në partinë e Haradinajt.

“AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë”, u bë e ditur nga mbledhja e sotme.

Nuk dihet nëse emrat e lartëpërmendur do të jenë kandidatë për deputetë nga partia e Haradinajt. /Lajmi.net/