Haradinaj dhuron gjak

Në Ditën Botërore të dhurimit të gjakut, Ramush Haradinaj dhe anëtarë të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të dhurojnë gjak.

Lajme

14/06/2016 09:53

Në një njoftim për media thuhet se Haradinaj dhe anëtarët e tjerë do të dhurojnë gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë./kp