Haradinaj dhe Blomeyer folën për koalicionin opozitar
Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Peter Blomeyer kanë folur sot koalicionin e partive opozitare dhe për planin qeverisës të Haradinajt.
Lajme
Kryetari i AAK-së ,Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer me të cilin ka biseduar për koalicionin e partive opozitare si dhe planin qeverisës të saj.
Sipas një njoftimi për media nga AAK-ja, thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar rreth zgjedhjeve të mbajtura më 8 qershor në Kosovë, të cilat u cilësuan si të rregullta dhe demokratike.