Haradinaj dënon sulmin ndaj Petroviqit: Akte të tilla janë të papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit fizik e verbal ndaj deputetit serb, Sllobodan Petroviq.

Lajme

20/03/2019 12:59

Duke e dënuar sulmin në emër të Qeverisë, Haradinaj ka thënë se çfarëdo sulmi që cënon mendimin e lirë është i papranueshëm, shkruan lajmi.net.

Ai ka ftuar organet e hetuesise që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar. /Lajmi.net/