Haradinaj: Demonstrata e 81-shit, epokë vendimtare në historinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar demonstratën e 11 marsit ‘81, ka thënë se kjo demonstratë shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.

Lajme

11/03/2019 09:21

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, shënuan një epokë vendimtare në historinë e re të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Haradinaj po ashtu në këtë ditë ka kujtuar të gjithë ata që siç ka shkruar ai, guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës.

Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.

Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit. /Lajmi.net/