Haradinaj del nga takimi i krerëve të shtetit me ekipin negociator

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë nga takimi me krerët e shtetit.

Lajme

11/02/2019 13:16

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka dalë nga takimi i krerëve të shtetit me ekipin Negociator për bisedime me Serbinë, raporton lajmi.net.

Ky takim ishte i thirru nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ishin të ftuar të gjithë krerët e shtetit.

Lajmi.net mëson se temë diskutimi e këtij takimi ishte dialogu me Serbinë.

Kujtojmë se nga ky takim janë larguar edhe dy zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj. /Lajmi.net/