Haradinaj: Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend, Kurti e ka ndarë mendjen me e bo Kosovën keq

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sjelljes së Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të çuditshme dhe të papranueshme. “Sjellja e Avni Deharit është e çuditshme. Panika e tij me ua ndalë fjalën e deputetëve është e papranueshme,” ka deklaruar Haradinaj. Ai e ka quajtur tallje ftesën për seancën…

Lajme

19/07/2025 11:08

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sjelljes së Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të çuditshme dhe të papranueshme.

“Sjellja e Avni Deharit është e çuditshme. Panika e tij me ua ndalë fjalën e deputetëve është e papranueshme,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai e ka quajtur tallje ftesën për seancën e sotme, por theksoi se merr pjesë për respekt ndaj institucionit të Kuvendit dhe jo për respekt të ftesës.

Sa i përket Albin Kurtit, Haradinaj e quajti atë “mashtrues” dhe tha se kreu i VV-së e ka ndarë mendjen “ta bëjë Kosovën keq e më keq”./Lajmi.net/