Haradinaj cenoi, diskriminoi dhe stigmatizoi komunitetin LGBT në Kosovë

Aktivistëve të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT, nuk iu ka pëlqyer gjuha diskriminuese e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me përdorimin e shprehjes “peder”.

Lajme

08/09/2015 14:55

Raimonda Sylbije, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, ka kritikuar stigmatizimin e komunitetit LGBT nga Haradinaj.

“….dhe ndërkohë, ne mundohemi ta ngrisim vetëdijen e shoqërisë ne lidhje me te drejtat e komunitetit LGBT ne Kosove.

Ne vend se te del me një deklarate përkrahjeje, ky zotëria cenon, diskriminon dhe stigmatizon edhe me shume po ketë komunitetet pikërisht me këto shprehje.. Ka pune sa tdoni ne ketë vend o popull, veç a keni takat!”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Raimonda Sylbije, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT. /lajmi.net