Haradinaj bisedoi për situatën në Kosovë me ambasadoren belge

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadoren e Belgjikës në Kosovës, Anick Van Calster, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë kundërshtimin e dy marrëveshjeve me shtetet fqinjë nga AAK-ja.

Lajme

09/06/2016 17:01

 

“Pata kënaqësinë të pres sot Ambasadoren e Belgjikës, rezidente në Sofje, znj. Anick Van Calster, e cila ishte e shoqëruar nga ushtruesi i shefit të misionit të Zyrës Belge në Kosovë, z. Jean-François Brackman. Me diplomatët belgë biseduam për zhvillimet aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, në këtë kuadër edhe kundërshtimin e vazhdueshëm që AAK e ka ndaj dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës”, thuhet në një njoftim të Haradinajt, publikuar në faqen zyrtare të tij.

Haradinaj ka theksuar se me ambasadoren belge është pajtuar që punohet më shumë për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e integrimeve evropiane.