Hapja e negociatave, Rama: Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar, ishim Koreja e Veriut e Evropës

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës”. Kështu shprehet kryeministri Rama në një intervistë për mediumin francez “Francesoir”. Hapja e negociatave për kreun e qeverisë shqiptare është një hap thelbësor për Shqipërinë, e cila ka qenë për shumë kohë nën regjimin komunist. “Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim…

Lajme

15/08/2022 16:49

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës”. Kështu shprehet kryeministri Rama në një intervistë për mediumin francez “Francesoir”.

Hapja e negociatave për kreun e qeverisë shqiptare është një hap thelbësor për Shqipërinë, e cila ka qenë për shumë kohë nën regjimin komunist.

“Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë”, thotë Rama.

Por ku e shikon Rama, Shqipërinë pas një dekade.

“Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama ndalet edhe te turizmi për të cilin thotë se ka qenë në shifra të cilat ishin suprizuese.

“Tirana ka rezultuar si vendi më i vizituar pas Antalias, që nga fundi i pandemisë. Këtë nuk e prisnim. Parashikimi ynë ishte 2.9 milionë hyrje në Shqipëri, e në fakt deri në fund të vitit do kemi tejkaluar 4 milion ë”, u shpreh kryeministri.

Gjatë intervistës, Rama është pyetur edhe për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë, të cilën e ka konsideruar të suksesshme.