​Hapet rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se kjo rrugë është hapur fal angazhimit të përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së…

Lajme

21/05/2024 10:56

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se kjo rrugë është hapur fal angazhimit të përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama.