Hapen votimet për natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, kështu mund ta votoni Jonidën

Janë hapur zyrtarisht votimet për natën e dytë gjysmëfinale të "Eurovision 2019".

ShowBiz

16/05/2019 22:33

Këngëtarët pjesëmarrës të shteteve që u paraqitën në natën e dytë të “Eurovisionit” kanë përfunduar performancat, shkruan lajmi.net.

Me të përfunduar paraqitjet e tyre, janë hapur zyrtarisht votimet për secilin shtet që garon sonte.

Në këtë natë u prezantuan plot 18 shtete, ndërsa Jonida Maliqi, përfaqësuesja e Shqipërisë ka kënduar e 14-ta.

Më poshtë mund të shihni mënyrën e votimit për Shqipërinë, vota të cilat do t’i mundësojnë asaj të kalojë në finalen e madhe të këtij festivali, që këtë vit po mbahet në Izrael. /Lajmi.net/