Hapen të gjitha qendrat e votimit në në veri

Në katin e katërt të objektit të Komunës në Leposaviqit po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e procesit të votimit. Materiali që ka arritur më herë nën masa të rrepta sigurie, tashmë po shpërndahet. Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan “A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?”.…

Lajme

21/04/2024 08:03

Në katin e katërt të objektit të Komunës në Leposaviqit po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e procesit të votimit. Materiali që ka arritur më herë nën masa të rrepta sigurie, tashmë po shpërndahet.

Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan “A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?”.

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Janë hapur në orën 7.04 të mëngjesit, po ashtu të gjitha qendrat në veri të Mitrovicës, të cilat do të shërbejnë për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në këtë proces në veri të Mitrovicës po votohet gjithsej në pesë qendra, ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej 18 mijë e 796  votues.

Në objektin e Komunës së Zubin Potok është gati për të nisur procesin e votimit pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve në komunat e pjesës veriore të vendit.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë në pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Po ashtu, në këtë objekt të komunës është e vetmja qendër që mund të votohet me kusht.

Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe nuk ka ndonjë parregullsi.

Në këtë proces në komunën e Zveçanit të drejtën e votës e kanë gjithsej  7 mijë e 209  votues.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore, organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.