Hapen dyert e mortit për shoferin që u vra në Gllogjan, flasin familjarët e tij

Në shtëpinë e Gani Gjokajt në Skivjan të Gjakovës është hapur dera për ngushëllime. I ati dhe anëtarët e tjerë të familjes po presin njerëz për ngushëllime pas vrasjes së mbrëmshme në Gllogjan të Deçanit, ngjarje kjo që tronditi të gjithë Kosovën.

Lajme

27/11/2021 13:03

As babai i viktimës dhe as familjarët e tjerë nuk zbuluan asnjë detaj rreth shkaqeve apo motiveve të vrasjes. Ata nuk kanë dashur të flasin para kamerave, por pa praninë e tyre kanë treguar se Ganiu nuk ka pasur asnjë problem mbi të cilin mund të dyshohet për shkaqet e vrasjes.

Tre persona javë vrarë e një tjetër është plagosur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri, rreth orës 19:00 të së premtes.

Dyshohet se sulmi është bërë nga një person i maskuar, i cili ende nuk është indentifikuar.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista për ngjarjen, por që aktualisht nuk mund të jepen më shumë detaje në këtë drejtim.

Vrasja e trefishtë e së premtes mbrëma u dënua nga udhëheqës politik në Kosovë dhe në Shqipëri. /tch