Hapa të thjeshtë për ta rikthyer trupin në formë

Këta hapa të thjeshtë që do t’i paraqesim në vazhdim të këtij teksti do t’ju ndihmojnë që ta riktheni trupin në formë dhe ta ruani linjën e mirë. Këto rregulla i përdorin njerëzit ndaj të cilëve ndjeni xhelozi për shkak të pamjes së shkëlqyeshme. Zbulojeni sekretin e tyre dhe bashkohuni!

Lifestyle

04/09/2015 09:14

– Mos mbani dietë: Problemi së pari zgjidhet në kokë. Mbajtja e dietës është stres, pasi që nëse diçka ia ndaloni trupit, ai sikur e kërkon atë. Mendoni për dietën, si një ndryshim të mënyrës së të ngrënit i cili do t’ju ndihmojë që ta arrini dhe ta ruani linjën e dëshiruar. Në ushqim përfshini sa më shumë pemë e perime, hidrokarbure dhe ujë.

– Kujdesuni për peshën tuaj: Matuni vazhdimisht, por mos u obsesiononi me treguesin që paraqet peshën. Shfrytëzojeni matjen si masë paraprake. Kur ta vëreni se pesha juaj është ndryshuar, atëherë do ta dini se ka ardhur koha që ta ndizni alarmin dhe ta ndryshoni mënyrën e jetesës.

– Ushtroni: Ushtrimi është mënyrë e shkëlqyeshme për ngritjen e disponimit dhe djegien e kalorive. Vetëm 15 minuta të ecjes së shpejtë në ditë është rrugë e mirë në këtë drejtim. Gjejeni formën e të ushtruarit, i cili më së miri ju përshtatet dhe vazhdimisht ngriheni minutazhën.

– Mos i zgjidhni problemet me ushqim: Largojeni ushqimin nga lista e gjërave, të cilat ju ndihmojnë që të ndiheni mirë. Akullorja dhe çokollata nuk do t’i zgjidhë problemet e juaja, por në fund vetëm sa do t’i përkeqësojë. Në vend të ëmbëlsirave përgatisni një vaskë me ujë të nxehtë, thirreni shoqen apo ngriheni volumin e muzikës deri në fund dhe kërceni.

– Mos u rrethoni me ëmbëlsira: Në vend që tavolinën e kuzhinës apo dollapët t’i shfrytëzoni si “vendstrehim” për “bombat” me kalori në formë të ëmbëlsirave, në atë hapësirë vendoseni ndonjë enë me pemë. Nëse pëlqeni që të gatuani torte dhe ëmbëlsira tjera zvogëlojeni sasinë. Masën nga receta përgjysmojeni, ndërsa një pjesë ta gatesës dërgojani fqinjit. Kjo nuk do të thotë që duhet që të largoheni nga ëmbëlsira, por mos të jetë ajo në afërsi të duarve tuaja.

– Mos hiqni dorë: Mos lejoni që dieta e përfunduar t’ju dërgojë drejt në ngrënie të tepërt. Lëshojuni kafshatave më ëmbëlsira, por le të jenë të vogla. Në vend që pas ndërprerjes të kaloni në “grabitjen” se çka ju mbërrin dora, zgjidhni sasi të vogla, hani ngadalë dhe kënaquni.

– Mos i ikni mëngjesit: Mëngjesi është shujta të cilën assesi nuk guxoni ta kaloni. Arsyeja është e thjeshtë, derisa nuk hani diçka organizmi juaj nuk do të fillojë të funksionojë. Është e rëndësishme që të hani diçka në orën e parë pas zgjimit.

– Ecni nëpër zyrë: Me ngritjen e shpeshtë nga tavolina e punës dhe ecjen në korridore do ta harxhoni shumë kalori, të cilat i merrni gjatë ditës. /kurir