Hap fals i Juventus, kampionët nuk marrin më shumë se një pikë kundër Fiorentinës

Juventus ka bërë tjetër hap fals në edicionin e ri të Serie A.

Sport

14/09/2019 16:57

Fiorentina ka arritur që para tifozëve të saj ta ndal në barazim kampionin në fuqi të Serie A, Juventus.

Udhëtimi tek Viola i Juves përfundoi pa gola, por u pa një ndeshje mjaft dinamike dhe e ashpër, ku gjashtë lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë.

Në radhët e Juventus, ishte Douglas Costa ai që pësoi një dëmtim, kur po luhej minuta e 8’, për tu detyruar t’i lë vendin e tij Bernardeschit.

Me këtë barazim, Juventus grumbullon shtatë pikë dhe ngritët përkohësisht në vendin e parë, të paktën deri në ndeshjen e radhës të Inter.

Fiorentina në anën tjetër me këtë barazim ka arritur pikën e parë të këtij sezoni. /Lajmi.net/