Hansi Flick i kënaqur me fitoren e Bayern: Tri pikë kruciale për ne

Bayern Munich ka shtuar presionin te liderët e Bundesliga, RB Leipzig.

Sport

26/01/2020 12:01

Bayern ka marrë mbrëmë një fitore të madhe kundër skuadrës së Schalke, të cilën e mposhti me rezultatin 5:0.

Kësisoj, Bayern janë afruar edhe më shumë me skuadrën e Leipzig, dhe trajneri i bavarezëve, Hansi Flick është shumë i kënaqur me këtë gjë.

“Ishte kruciale që morëm tri pikët. Kjo duhet të na jap edhe më shumë besim. Kualiteti i skuadrës ishte i shkëlqyer” ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Ne donim të shqetësonim kundërshtarin qysh herët, të bënim presion në fillim me intensitet të lartë. Këtë e bëmë shumë mirë, sidomos në pjesën e parë” ka thënë tutje trajneri.

Bayern tashmë ka vetëm një pikë më pak se skuadra e Leipzig, e cila pësoi 2:0 nga Frankfurti. /Lajmi.net/