Hansi Flick do të jetë më i qetë se Pochettino në fundjavë, qëllimi është përmbysja e rezultatit

Bayern Munich janë në probleme të mëdha këto ditë të fundit, ku janë duke u ballafaquar me shumë lëndime në skuadër.

Sport

10/04/2021 12:38

‘Bavarezët’ luajtën në Ligën e Kampioënve ndaj PSG-së, ku nuk morën rezultatin që dëshiruan duke humbur kështu 2-3 në Gjermani, transmeton lajmi.net.

PSG në anën tjetër, është duke luftuar edhe në garën për titull, ku është 3 pikë larg nga pozita e parë. Ndërsa, Bayerni ka një avantazh në këtë aspekt pasi është në pozitën e parëm e shtatë pikë larg përcjellësit më të afërt.

Hansi Flick ka konfirmuar se në ndeshjen e sotme, ndaj Union Berlin, Bayerni do të bëjë disa ndryshime dhe do të pushohen lojtarët kryesor.

Bavarezët kanë nëntë lëndime në skuadër dhe nuk dihet nëse do të rikthehen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së./Lajmi.net/