Hannover, të gjithë lojtarët në karantinë – Muslija mungon kundër Maqedonisë Veriore?

Skuadra e Hannover ka marrë masat kundër koronavirusit.

Sport

12/03/2020 16:10

Koronavirusi ka futur botën e futbollit në kaos, duke bërë që thuajse të gjitha kampionatet evropiane të pezullohen.

Kështu, Bundesliga 2 nuk luan ndeshjet e radhës, deri në vendimin e ardhshëm.

Pas këtyre ngjarjeve, Hannover ka dërguar  të gjithë skuadrën A në karantinë, për 14 ditët e ardhshme, bën të ditur faqja zyrtare ,transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, mund të mos udhëtojë për ndeshjen Maqedoni Veriore – Kosovë.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët e ardhshme. Ka gjasa që edhe ndeshja Maqedoni – Kosovë të anulohet.

Federata maqedonase dhe ajo e  Bosnjës kanë kërkuar shtyrjen e play off të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/