Hani i Hotit, ndalohen 45 klandestinë nga Siria

Gjithsej 45 klandestinë, të cilët tentonin të kalonin ilegalisht kufirin, janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër.

Lajme

30/04/2015 22:46

Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se klandestinët ishin nga Siria dhe po tentonin të kalonin në Malin e Zi.

Klandestinët, kryesisht nga Siria, e kanë përdorur shpesh Shqipërinë si vend transit për tu hedhur drejt vendeve të BE-së. /TCH/