Hangjiku i çiftit anglez që u ndërtua nga mbeturinat e shtëpive të djegura kaçanikase

Tradita e shqiptarëve e ka zanafillën e lashtë, andaj shpeshherë është bërë inspirim për të huajt që kanë shërbyer në Kosovë pas luftës së fundit.

Lajme

06/07/2019 19:29

Ani pse lufta la gjithçka të shkatërruar, kujtesa shqiptare u jetësua nga dashamirët e popullit shqiptar.

Në fshatin Runjevë të Kaçanikut, një çift anglez Mery dhe Alan Packer jetësuan një bujtinë të boshatisur të familjes Berisha, raporton lajmi.net.

VIDEO:

YouTube player

Një ide e nisur në një letër të bardhë me një vi të vetëm, Hangjiku në Kaçanik tani duket një parajsë e vërtetë.

Gërshetimi i arkitekturës tradicionale shqiptare me disa nuanca të modernes në një fshatë piktoresk të Kosovës kanë dhënë një rezultat që të lë gojëhapur.

E zonja e bujtinës Kadrie Berisha tregon gjithçka se si ajo dhe burri i saj Nazmiu së bashku më shokët anglezë punuan që Hangjiku të jetësohej.

Bujtina në Kaçanik është destinacion i mijëra vizitorëve të cilët kanë mundësinë edhe të kalojnë disa net aty ku gjejnë qetësinë dhe nuk harrojnë botën moderne.

Hangjiku tradicionalo-modern ofron bahçe me gjithë llojet e perimeve dhe disa lloje pemësh në oborr,  vizitorët mund t’i shfrytëzojnë dhe të ndihen sikur në shtëpinë e tyre.

Zonja Kadrie thotë se në këto bujtina shërbehet ushqim tradicional.

Çifti anglez e kishte nisur këtë projekt më qëllimin që t’i ndihmojnë familjes Berisha dhe gjithë fshatit.

Për rindërtimin e shtëpisë 100 vjeçare, thuhet se janë përdorur drunj të shtëpive të djegura të shkatërruar nga lufta.

Vegla të ndryshme të kohës antike janë të kanë zënë vend në muzeun e familjes Berisha, ato janë mbledhur dhe dhuruar nga miqtë dhe familjarët e kësaj familje.

Sado që mundohesh ta përshkruash bukurinë dhe rehatinë e këtij vendin nuk do të arrihet pa shkuar nga afër për ta parë dhe shijuar atë që ofron Hangjiku i Kaçanikut dhe familja Berisha.  /FluturaToplana/Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/472860636836408/