Handanovic nuk bindet: Real Madrid nuk janë më të mirë sesa Inter

Portieri i Inter, Samir Handanovic, nuk është bindur për kualitetin e Real Madrid edhe pas humbjes së dytë këtë vit ndaj tyre.

Sport

08/12/2021 16:16

Kapiteni i Inter ka thënë se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë në humbjen 2:0, humbje që ia mohoi kreun e tabelës skuadrës ‘Zikaltër’.

Kjo ishte humbja e dytë për Inter ndaj Real Madrid këtë sezon, megjithatë Handanovic beson se Reali nuk është skuadër më e mirë sesa Inter.

“Jam i kënaqur me kualifikimin, ky ishte objektivi ynë, dhe kur arrihen objektivat është gjithnjë mirë”, ka thënë Handanovic, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen megjithatë, sepse Real Madrid nuk janë më të mirë sesa ne”, shtoi ai.

Inter tashmë pret për tërheqjen e shortit që ia zbulon kundërshtarin për fazën e radhës në këtë garë. /Lajmi.net/