Hamza pret në takim dy diplomatë të Norvegjisë, E duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në NATO e BE

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka pritur sot në takim dy diplomatë të lartë të Norvegjisë. Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë biseduar për punën e përbashkët që i pret, shkruan lajmi.net. “Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë.…

Lajme

13/11/2024 16:44

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka pritur sot në takim dy diplomatë të lartë të Norvegjisë.

Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë biseduar për punën e përbashkët që i pret, shkruan lajmi.net.

“Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë. Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij në Facebook: