Hamza për PDK-në: Është partia më e unifikuar në nivel të Kosovës
Kandidati i PDK ‘së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e tij. Derisa u pyet se a ka bashkëpunimi të mirë brenda partisë, Hamza thotë se PDK-ja ka një komunikim të mirë dhe ai ka një mbështetje nga partia. “E them me siguri…

Lajme
Kandidati i PDK ‘së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e tij.
Derisa u pyet se a ka bashkëpunimi të mirë brenda partisë, Hamza thotë se PDK-ja ka një komunikim të mirë dhe ai ka një mbështetje nga partia.
“E them me siguri të plotë që Brenda PDK ka unitet të plotë, përveç që jem të njëjtës parti me pjesë dërrmuese jem miq e shokë, për dekada. Ka dallime në moshë, por sa i përket stazhit politik i kanë më shumë se 20 vite në PDK. Jam I lumtur që kam një komunikim, një mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Kemi arritur që në të gjitha degët ti krijojmë shtabet zgjedhore, dhe pa asnjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh ai.
Sipas Hamzës, partia që ai përfaqëson në zgjedhjet e ardhshme, është parti më e unifikuar e vendit.
“Për njerëz jashtë vendimmarrjes së PDK ‘së unë nuk e di, por për njerëzit në kryesi të PDK ‘së, në këshillin drejtues, në nivel të degëve, është një përkrahje dhe një unitet I plotë. Është partia më e unifikume në nivel të Kosovës”, tha ai në Debat Plus.