Hamza: Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë, barra për bizneset dhe qytetarët nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik. Këto komente, Hamza i bëri në Facecook, ku ndër tjerash ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Hamza ndër të tjera shtoi se Kosova është duke…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik.
Këto komente, Hamza i bëri në Facecook, ku ndër tjerash ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.
Hamza ndër të tjera shtoi se Kosova është duke u përballur me një rrezik të madh demografik sic është emigrimi andaj duhet të ndërrohet gjendja ekonomike në vend.
“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarëtKosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/