Hamza i PDK-së thotë se qeveria e re duhet të veprojë shpejt për rimëkëmbjen e ekonomisë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedi Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për Pakon Emergjente Fiskale, duke thënë, se nuk i ka dalë shumë sektorëve.

Lajme
Ai ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të veprojë sa më shpejtë për të përmirësuar gjendjen që ka shkaktuar pandemia, COVID-19, raporton lajmi.net.
https://www.facebook.com/lajminet/videos/2608023279463251/
“Gjendja e krijuar nga COVID- 19 ka shkaktuar dëme dhe dëmtim të ekonomisë nëse nuk adresohet shpejt do të jetë afatgjate.”
Hamza ka përmendu edhe nisen e PDK-së, e cila nuk gjeti përkrahje nga deputetët.
“Nga buxheti i shtetit janë paguar vetëm 55%, bizneset nuk janë përkrahur, një pjesë e sektorit privat janë paguar 170 euro por ka pasur edhe selektime.”
Hamza ka bërë një pyetje se si do të bëhet pagesa për muajin maj e tutje. /Lajmi.net/