Hamsik kritikon taktikat e Benitezit
Marek Hamsik e ka kritikuar ish-trajnerin e Napolit, Rafael Benitez, për udhëzimet të cilat spanjolli ua kishte dhënë gjatë lojëve sa ishte në krye të ekipit nga ‘San Paolo’

Sport
Hamsik beson se Napoli këtë edicion po luan futboll shumë më të mirë, se sa në kohën kur klubin e drejtonte Benitez.
“Ne bënim atë që na e kërkonte trajneri në fushë”, ka thënë mesfushori për Rai Sports.
“Jam i lumtur që jam duke luajtur në mesfushë për dallim nga edicioni i kaluar. Më pëlqen ky stil i futbollit”.
‘Jemi skuadër më dinamike dhe kompakte. Luajmë më shumë me topin në krahasim me stionorin e kaluar, kur ishim të fokusuar në topa të gjatë”, theksoi sllovaku.