Hamiti: Demarkacioni është një problem shumë më i madh se mungesa e ministrit

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, duke komentuar demarkacionin me Malin e Zi, theksoi se puna e demarkacionit e Republikës së Kosovës nuk është një problem i një grupi, i një qeverie apo i një mandati parlamentar, por ky sipas tij është një problem shumë më i madh se sa mungesa e ministrit të Punëve të Jashtme në Interpelancë parlamentare.

Lajme

25/06/2015 11:59

Ndonëse ishte paraparë që sot në seancën e mbajtur në Kuvend të mbahej interpelanca me ministrin e punëve të jashtme, Hashim Thaçi, për mungesën e tij, Hamiti tha se problemi më i madh se sa interpelanca me Isa Mustafen dhe Hashim Thaçin është demarkacioni me Malin e Zi, raporton lajmi.net

“Do të ishte mire mirë me qenë në interpelancë ministri i punëve të jashtme për këtë bisedë, por meqë nuk është, ne jemi te detyruara te merremi me këtë gjë por edhe ata qe vijnë edhe pas nesh”, shtoi më tej Hamiti.