Hamilton në ‘pole-position’ për Çmimin e Madh të Toskanës

Kanë përfunduar kualifikueset e fundit para Çmimit të Madh të Toskanës, garë e cila do të zhvillohet nesër.

Sport

12/09/2020 16:20

I jashtëzakonshme Lewis Hamilton doli i pari, duke arritur ‘pole-position’ e 95-të në karrierë – më shumë se çdo pilot tjetër në historinë e Formula 1.

Britaniku do të ndiqet nga homologu i tij te Mercedes, Valterri Bottas dhe piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Piloti i Ferrari, Charles Leclerc arriti një pozicion deri diku të mirë, pasi do ta nis garën nga pozita e pestë.

10 pilotët më të shpejtë në kualifikueset e Mugello:

Hamilton
Bottas
Verstappen
Albon
Leclerc
Perez
Stroll
Ricciardo
Sainz
Ocon. /Lajmi.net/