Hamilton kthehet në pistat e Formula 1 gjatë javës tjetër – Mercedes gati për testet para Silverstone

Lewis Hamilton do të kthehet në pistat e Formula 1 gjatë javës së ardhshme.

Sport

04/06/2020 20:56

Mercedes do të bëjë teste dy-ditore në Silverstone, para garës hapëse të Formula 1 për këtë sezon.

Hamiton dhe Valtteri Bottas do të jenë pilotët që të gjithë presin t’i shohin se si do të dalin në teste, pas pauzës së gjatë që erdhi si obligim nga pandemia Covid-19.

“Valtteri (të martën) dhe Lewis (të mërkurën) do të drejtojnë 2018 Mercedes W09 në testet dy-ditore, derisa skuadra praktikon protokollet para rikthimit për garat e Austrisë në muajin tjetër”, ka thënë skuadra e Mercedes, transmeton lajmi.net.

Hamilton ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pasi reagoi ndaj gjithë Formula 1, për heshtjen që ata kishin për George Floyd. /Lajmi.net/