Hamilton: Ishte tepër e vështirë

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton është deklaruar pas fitores së madhe që arriti sonte.

Sport

05/12/2021 22:59

Hamilton në një garë shumë të ‘nxehtë’ arriti të mposht rivalin holandez të Red Bull, Max Verstappen në fundin e ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Pas fitores, Hamilton e cilësoi këtë si një sfidë shumë të vështirë.

“Kam bërë gara për një kohë të gjatë, por ishte tepër e vështirë! U përpoqa të jem sa më i ashpër dhe sa më i ndjeshëm atje, me gjithë përvojën time ndër vite… Sa e vështirë, por ne ngulmuam si ekip”, tha ai.

Ndërkohë, se kush do shpallet kampion do mësohet në garën e fundit që zhvillohet në Abu Dhabi./Lajmi.net/