Hamilton i pandalshëm, triumfon edhe në Monako

Lewis Hamilton ka arritur ta fitojë Çmimin e Madh të Monakos, gara e gjashtë e Formula 1 për këtë edicion.

Sport

26/05/2019 17:45

Piloti britanik nuk e lëshoi pozitën e parë qysh nga nisja dhe kësisoj arriti të rrëmbente një tjetër çmim, të cilin ia dedikoi legjendës Niki Lauda, i cili vdiq pak ditë më parë.

Vendi i dytë i takoi Max Verstappen, i cili u zgjodh si shoferi më i mirë i ditës nga fansat, por një dalje e gabuar nga bokset e penalizoi për dy pozita, përcjell lajmi.net.

Podiumi u plotësua me Sebastian Vettel dhe piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas.

Me triumfet e fundit, Lewis Hamilton është favoriti kryesor për ta fituar titullin e gjashtë në karrierë në Formula 1. /Lajmi.net/