Hamilton bën historinë në Çmimin e Madh të Britanisë

Lewis Hamilton fitoi për herë të gjashtë Çmimin e Madh të Britanisë, që është rekord i ri në botën e Formula 1, pasi parakaloi shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Sport

14/07/2019 17:52

141 mijë tifozët e pranishëm ishin me gjithë zemër pas anglezit, i cili po afrohet gjithnjë e më pranë për të siguruar titullin e tij të gjashtë në botë me një avantazh prej 39 pikësh mbi Bottas që mban vendin e dytë.

“Çfarë dite, të dua Silverstone”, tha Hamilton pas triumfit, transmeton lajmi.net.

Podiumi u mbyll me pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa Sebastian Vettel dhuroi tjetër përformancë zhgënjese duke përfunduar në pozitën e 16-të.

Carlos Sainz ndërkohë zur vendin e gjashtë, ani pse u nis nga pozita e 13. /Lajmi.net/