Hamendje për mbajtjen e protestës së 17 majit në Shkup

Përkundër mëdyshjeve të kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev, për shqyrtimin e mundësisë së mbajtjes së protestës gjithë popullore në Shkup më 17 maj, mediat maqedonase bëjnë të ditur se drejtuesit e kësaj partie, janë të palëkundur në këtë qëllim.

Lajme

12/05/2015 12:40

Mirëpo, pak kohë më parë, Zaev kishte thënë se kanë ndikuar ngjarjet e fundit në Kumanovë që ta detyrojnë kreun e LSDM-së, ta shqyrtojë mbajtjen e mitingut të paralajmëruar për me 17 maj.

“Organet dhe trupat e partive opozitare do të marrin vendime. Unë ju premtova tërë të vërtetën para qytetarëve, pa dallim nëse ka të bëjë diçka për emrin, për Monstrën, ose për veprime tjera kriminale, unë premtova dhe ajo e vërtet do të nxirret deri në fund në pajtueshmëri me vlerësimet e komisioneve profesionale në LSDM dhe te partitë tjera opozitare”, tha Zoran Zaev.

“Për 17 maj po përgatitet në mënyrë teknike dhe organizuese, tërësisht dhe me mjete transportuese edhe për ambientin, që në mënyrë të qetë e pa dhunë të protestohet. Por, të gjitha vendimet e organeve dhe trupave, pas informimit nga baza, sot do t`ju informojmë definitivisht nëse me 17 maj shkojmë me protestën”, tha Zaev.