Hamburgeri zyrtar i Botërorit

Në prag të Kampionatit botëror, McDonalds ka prezantuar hamburgerin zyrtar për garën në Brazil.

Sport

31/05/2014 10:32

Zonja dhe zotërinj, ju prezantojmë hamburgerin zyrtar të Kampionatit botëror, pak para fillimit të garës në Brazil.

Jo, nuk jemi duke bërë shaka. McDonalds ka krijuar një hamburger që është paraqitur si ushqimi zyrtar i Kampionatit botëror.

Ai është i krijuar me inspirim të futbollit pasi buka ka formën e një topi. E jashtëzakonshme.

Po ashtu, hamburgeri përmban një sos që mund t’ju ‘ndezë’ sado pak shijen gjatë Kampionatit botëror, dhe përmbajtësit e tjerë si cilido hamburger tjetër nga McDonalds.

Hamburgeri ka dalë në shitje në Japoni, por do të mbërrijë edhe në Brazil me kohë për fillimin e garës më 12 qershor.

A është dikush i uritur?