Hamburg e korit Dortmundin
Hamburg e ka befasuar Borussia Dortmundin duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 21’të në Bundesligë. Vendasit, që janë në luftë për mbijetesë, shënuan fitore të rëndësishme në debutimin e trajnerit të ri Mirko Slomka duke e shkelur kundërshtarin. Petr Jiracek e kaloi Hamburgun në epërsi pak…

Sport
Hamburg e ka befasuar Borussia Dortmundin duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 21’të në Bundesligë.
Vendasit, që janë në luftë për mbijetesë, shënuan fitore të rëndësishme në debutimin e trajnerit të ri Mirko Slomka duke e shkelur kundërshtarin. Petr Jiracek e kaloi Hamburgun në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.
Pierre-Michael Lassogga e dyfishoi avantazhin me golin e tij në minutën e 57’të, kurse fare në fund. Hakan Calhanoglu e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Pavarësisht fitores, Hamburg mbetet në pozitën e 16’të në tabelë me vetëm 19 pikë, vetëm katër më shumë se skuadra e fundit në renditje, Eintracht Braunschweig.
Kurse, Dortmund mbetet në pozitën e tretë me 17 pikë më pak se lideri Bayern Munich, që takohet të dielën me Hannoverin.
Rezultatet:
M’gladbach – Hoffenheim 2:2
Freiburg – Augsburg 2:4
Hamburg – Borussia Dortmund 3:0
Nurnberg – Braunschweig 2:1
Stuttgart – Hertha Berlin 1:2
18:30 Wolfsburg – Bayer Leverkusen